Lajme Shqipëri

Tiranë: Vazhdon protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, shoqërohet një person nga policia

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me një incident, ku një person është shoqëruar nga Policial.

Sipas Top Channel, ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit apo rrethanat e plota të incidentit.

Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të përcjellë kërkesat dhe qëndrimet e tyre, të cilat vijojnë prej disa javësh.