Kosovë Kronikë Policore Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të dyshuarin për vjedhje

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi që kërkohet për vjedhje.

Në postimin e saj, policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit, duke shtuar se për çdo informatë të kontaktohet PK’ja.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes

emailit: info@kosovopolice.com.