Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të.
Me këtë rast, kadetët kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për t’i shërbyer vendit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të zbatuar ligjin.
Në mesin e kësaj gjenerate janë edhe 118 vajza dhe gra, të cilat kanë zgjedhur t’i bashkohen Policisë së Kosovës.
