Berisha, AAK: Qeverinë duhet ta bëjë opozita!

 

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar se pret që Kuvendi i Kosovës të konstituohet së shpejti, ndërsa qeveria, sipas tij, duhet të formohet nga opozita, transmeton KFVA.

Ai ka folur edhe për një koalicion të mundshëm mes LVV-së dhe Nismës, duke lënë të kuptohet se “mund të jetë thyer besa”.

“Qeveria s’ma merr mendja po Kuvendi ish dasht me u konstitu, besoj. Qeveria bëhet e opozitës. Na i kemi qëndrimet tona të qarta për një qeverisje të opozitës”, ka deklaruar Berisha.

Sa i përket Nismës Socialdemokrate, Berisha konfirmoi se nuk ka pasur bisedime të drejtpërdrejta me ta.

“Nuk kam bisedu me ta, se është duke i udhëheq bisedimet dikush tjetër”, ka theksuar ai, duke shtuar se nesër pritet të dihet më shumë për kryetarin e Kuvendit.

Berisha ka potencuar se kishte besuar në Nismën dhe në mundësinë e krijimit të një qeverie opozitare.

“Unë koalicionin me Nismën kom besu që do të jetë i frytshëm dhe kam besu në ato fjalë që i kemi fol, që dojmë me bo një qeveri të opozitës edhe me kthy për së mbari Kosovën. Edhe kam besu fuqishëm… tash s’muj me fol për ra”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është thyer besa në këtë proces, Berisha u përgjigj:

“Ndoshta është thy, por të shohim njëherë, s’mujmë me fol para kohe”.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…