Policia në Ferizaj ka publikuar fotografinë e një 13-vjeçari nga Deçani duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
Policia tha se i mituri është larguar nga shtëpia, në fshatin Dardani të Ferizajt, më 1 nëntor të këtij viti dhe se deri më tani, nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.
“Policia Rajonale e Ferizajt, përmes hetuesve rajonalë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kërkon bashkëpunimin e mediave dhe qytetarëve për gjetjen e të miturit Ismail Qekiqaj, 13 vjeç, nga Deçani”.
Policia tha se me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia publikon fotografinë dhe të dhënave të tij në media, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të fëmijës.
“Ftohen të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në numrin aplikacionin digjital Lajmëro Policinë Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij”.

