Operacioni i madh ndërkombëtar ka nisur mëngjes e sotëm në Prishtinë. Gazeta ka raportuar ekskluzivisht në orët e para të ditës së sotme për këtë aksion ku cak janë “Call Center” të dyshuar për mashtrime të ndryshme.
Aksioni aktualisht po zhvillohet në lagjen Pejton ku kanë zbarkuar hetues dhe zyrtarë të Prokurorisë.
Operacioni është i koordinuar edhe me zyrtarë të shteteve evropiane të cilët janë të involvuar në rastet e mashtrimeve që po bëhen që sa kohë nëpërmjet Call Center, raporton KFVAgency.com
