Të hënën pritet që Qeveria e Kosovës të mbajë mbledhjen e radhës, e cila është caktuar të fillojë në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë, e në rend dite pritet të jetë projektbuxheti për vitin 2027, i cili pritet të shqyrtohet dhe të miratohet nga kabineti qeveritar.
Këtë e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të partisë së tij, të mbajtur të shtunën.
Kurti kishte folur edhe për investimet kapitale, duke thënë se ato për vitin e ardhshëm do ta kalojnë shumën prej një miliard eurosh.
Procedimi i projektbuxhetit është përcjellë me kritika nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë akuzuar Qeverinë për shkelje të afatit ligjor për dorëzimin e tij
