Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia gruan bashkë me foshnjën, ajo dërgohet në strehimore

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është larguar nga shtëpia nga ish-bashkëshorti i saj, së bashku me foshnjën.

Rasti ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 16:00.

Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.