Kosovë Kronikë Policore Lajme

“Kqyre veten n’pasqyrë”, QIKA kërkon dorëheqjen e Sveçlës

QIKA ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Xhelal Sveçla.

Gjatë aksionit është thyer një pasqyrë dhe janë vendosur pankarta me mesazhe drejtuar kreut të këtij dikasteri.

“Kqyre veten n’pasqyrë – kjo është fytyra e institucioneve që drejton”, ishte mesazhi i aksionit.

Përmes pasqyrës së thyer dhe pankartave, QIKA ka përcjellë kritikën ndaj institucioneve që udhëheq Sveçla. Kërkesa kryesore e aksionit ishte largimi i tij nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme.