Kosovë Lajme Politikë

Kuvendi themelon komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Komisioni do të ketë për detyrë të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në lidhje me rastin, si dhe trajtimin institucional të dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve.

Sipas vendimit të Kuvendit, komisioni duhet ta paraqesë raportin përfundimtar brenda gjashtë muajve nga dita e themelimit.