Lajme Sport

Prej vendit të 19-të tek i 11-ti: Ja cilët lojtarë janë renditur në këto pozita në listën e Topit të Artë

Kanë mbetur më pak se dy orë deri te nisja e ceremonisë së Topit të Artë për vitin 2026 dhe revista “France Football” ka nisur renditjen e lojtarëve të nominuar për këtë çmim, nga vendi i 30-të e poshtë.

Deri në nisjen e ceremonisë së Topit të Artë, faqja zyrtare e Topit të Artë ka ndarë renditjen e futbollistëve më të mirë në botë, duke nisur nga 30-shi e më tej.

Pasi u zbuluan emrat e lojtarëve dhe pozitat e tyre në renditje nga vendi i 30-të tek i 20-ti, tash faqja zyrtare e Topit të Artë ka bërë me dije se cilët futbollistë kanë zënë vendet nga i 19-ti deri tek i 11-ti.

19 – Joao Neves: Mesfushori portugez i Paris Saint-Germainit ishte një nga më të mirët e klubit francez, në triumfet në Ligën e Kampionëve dhe në Ligue 1.

18 – Marc Cucurella: Mbrojtësi i Real Madridit dhe ish-i i Chelseat, ishte pjesë kyçe në fitimin e Botërorit 2026 me Spanjën, derisa pati një sezon të mirë me “Blutë e Londrës”.

17 – Vinicius Junior: Ylli i Real Madridit dhe i Brazilit pati një sezon të mirë në aspektin individual, por që nuk arriti të fitojë asnjë trofe me klub e kombëtare.

16 – Ferran Torres: Ish-lojtari i Barcelonës dhe tashmë i PSG-së, fitoi Botërorin 2026 me Spanjën, duke ia shtuar këtu edhe La Ligën.

15 – Declan Rice: Mesfushori anglez ishte i jashtëzakonshëm në fitimin e titullit në Premierligë me Arsenalin, pas 22 vitesh.

14 – Vitinha: Futbollisti i PSG-së dhe i kombëtares së Portugalisë ishte një nga kryesorët për klubin francez këtë edicion që e lamë pas, në triumfin në Ligën e Kampionëve, por që pati një kampanjë të dobët në Botëror.

13 – Achraf Hakimi: Një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të botës – mos edhe më i miri, ishte kyç për klubin e tij në sukseset e arritura në sezonin e kaluar. Hakimi është pjesë e PSG-së dhe e kombëtares së Marokut.

12 – Pau Cubarsi: Qendërmbrojtësi i Barcelonës pati një edicion të shkëlqyeshëm, duke e fituar La Ligën dhe Botërorin me Spanjën.

11 – Jude Bellingham: Superylli i Anglisë dhe i Real Madridit pati një sezon të mirë në aspektin individual, por që nuk arriti të fitojë trofe as me klub e as me kombëtare.

————————————————–

29 – Sadio Mane (Al-Nassr)

29 – William Saliba (Arsenal)

28 – Julian Quinones (Al-Qadsiah)

27 – Bruno Fernandes (Manchester United)

26 – Dayot Upamecano (Bayern Munich)

25 – Marquinhos (PSG)

24 – Luis Diaz (Bayern Munich)

23 – Nuno Mendes (PSG)

22 – Lautaro Martinez (Inter)

21 – Gabriel (Arsenal)

20 – Willian Pacho (PSG)