Trump shpërthen ndaj Zelenskyt: “Peng i paqes, pa karta në dorë!”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze për procesin e paqes me Rusinë, shkruan Gazeta KFVA.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se deklarata e Zelensky-t se Ukraina nuk do të njohë kurrë pushtimin rus të Krimesë, është “shumë e dëmshme për negociatat e paqes” dhe vetëm sa vështirëson përpjekjet për një marrëveshje mes dy vendeve.

“Krimea u humb vite më parë dhe nuk është më as një pikë diskutimi,” shkroi Trump. Ai shtoi se “jemi shumë afër një marrëveshjeje, por njeriu që nuk ka letra për të luajtur tani, më në fund, duhet ta kryejë atë”.

Trump përfundoi deklaratën duke thënë se mezi pret të ndihmojë në ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund, siç e cilësoi ai, këtij “kaosi të plotë dhe total”, për të cilin tha se nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende president.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…