Kosovë Lajme

Sot, pas mesnatës, bie B2-shi në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se, për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.

Në njoftim shtohet se, ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit.

‘’Ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar sanimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës’’, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

NJËSIA B2 E TC KOSOVA B DO TË NDALET NË MËNYRË TË KONTROLLUAR

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.

Ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit.

Ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar sanimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.

Për rikthimin e njësisë në operim, opinioni publik do të njoftohet me kohë.