Kosovë Kronikë Policore Lajme

Gani Geci lë qelinë pas vetes,lirohet nga paraburgimi!

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lirimin e tij nga paraburgimi e ka konfirmuar avokati Besnik R. Berisha.

Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci. Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.

KOSOVA FREE VOICE AGENCY- Bota ndryshon. Faktet mbeten!