Lajme Shqipëri

BBC Global Women sjell rrëfimin e Qamile Marrës, shqiptarja që pretendohet se është gruaja më e moshuar në botë

Qamile Marra është shqiptarja më e vjetër në botë.

E për 117 vjeçaren një videreportazh e ka bërë edhe media e madhe BBC Global Women.

Gjatë intervistës, Marra tregon se ka lindur më 19 gusht 1909, gjatë periudhës së sundimit osman, dhe ishte 36 vjeçe pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ajo ka kaluar pothuajse të gjithë jetën në një fshat shqiptar, ku është marrë me kultivimin e ushqimeve dhe kujdesin për bagëtinë. E rrethuar nga pemët frutore, 117-vjeçarja ka ruajtur ndër vite një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me natyrën dhe punët e fshatit, raporton Telegrafi.

“Jeton aq gjatë sa ka vendosur Zoti”, ka thënë Marra për AFP-në.

Nëse datëlindja e saj konfirmohet, ajo do të ishte dy ditë më e moshuar se britanikja Ethel Caterham, e cila njihet nga Guinness World Records si personi më i moshuar në botë që është ende gjallë.