Tensionet janë rritur gjatë protestës, ku demonstruesit kanë hedhur fishekzjarrë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion.
Gjatë përplasjes, protestuesit kanë lagur gjithashtu me shishe uji efektivët e policisë, në momentin kur këta të fundit janë afruar pranë tyre.
Situata është tensionuar teksa protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë, duke sjellë reagimin e forcave të policisë, të cilat kanë përdorur autobotin me ujë me presion për të zmbrapsur turmën.
Po ashtu protestuesit kanë hedhur sende në drejtim të tyre. Efektivët nga ana tjetër përdorën sërish gaz lotsjellës.
