Lajme Shqipëri

Protesta në Tiranë, rritet tensioni i masës para Kryeministrisë

Nga Ministria e Arsimit, protestuesit janë zhvendosur te Kryeministria.

Ata kanë nisur të përgatisin “frontin” e tyre përballë policisë që qëndron gardh para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë marrë strukturat e hekurit të stacionit të urbanit, duke i afruar, raporton Topchannel, transmeton Periskopi

Ndërkohë, kanë nisur edhe të mbledhin gurë, të cilët i përdorin për të goditur efektivët ose institucionet në shenjë revolte.