Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Roberto Vergori, u takua me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet KFOR-i, duke ndarë detaje përreth takimit.
“Takimi ofroi një mundësi për të vendosur kontakt të drejtpërdrejtë pas emërimit të gjeneral major Vergorit si komandant i KFOR-it, për të shkëmbyer pikëpamje mbi bashkëpunimin dhe për të riafirmuar një angazhim të përbashkët për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, si dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Shqipëria, si pjesë e misionit të NATO-s, kontributin në KFOR e jep nëpërmjet 17 ushtarëve.
