Lajme Shqipëri

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdoret spraj me piper

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e tetë, pas një jave të shoqëruar me tensione, përplasje me policinë dhe dëmtime të institucioneve publike e bizneseve.

Protesta, ku janë përfshirë studentë, nxënës dhe të rinj, nisi me pakënaqësitë për gjendjen në arsim, por më pas u zgjerua me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë ditëve të fundit, situata në kryeqytetin shqiptar është përshkallëzuar disa herë, me hedhje të mjeteve piroteknike dhe molotovëve, ndërsa policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve.

Kryeministri Rama ka refuzuar thirrjet për dorëheqje, duke deklaruar se është i gatshëm për dialog me studentët, por pa kushte që lidhen me largimin e tij nga detyra.