Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të prezantojë një paketë masash pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit.
Në këtë listë synohet të përfshihen personat që kryejnë akte dhune gjatë protestave, me qëllim që t’u ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.
Nëse një masë e tillë do të hynte në fuqi, ajo mund të kishte pasoja të drejtpërdrejta për të rinjtë e përfshirë në incidente të dhunshme gjatë protestave.
Sipas raportimit të TV Klan, kufizimet e synuara mund të preknin personat që planifikojnë të udhëtojnë, studiojnë, punojnë apo jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.
