Kosovë Kronikë Policore Lajme

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas kosovarë, të dyshuar për kontrabandim të barnave, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Vlera e ilaçeve dhe produkteve tjera të kapura dyshohet se arrin deri në 150 mijë euro.

Ndërkohë, Gazeta, nga burimet e saj ka mësuar identitetin e njërit prej personave të arrestuar.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për Ardin Bytyqin, nga rajoni i Prizrenit.