Kosovë Kronikë Policore Lajme

Këta janë dy të dyshuarit që u kapen me 53 kg marihuanë në operacionin “MALI” në Gjilan, droga kap vlerën e 80 mijë eurove

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror,pas hetimeve disa mujore lidhur me rastin e koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan, më datë 16.10.2026 rreth orës 21:40, ka realizuar një operacion taktik ku janë arrestuar dy persona.

Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin se persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’, gjegjësisht janë duke bërë përgatitjet për transport jashtë vendi të lëndëve narkotike.Në kuadër të operacionit janë kontrolluar dy shtëpi dhe objekte përcjellëse. Gjatë kontrollit, në njërën prej veturave (në bagazh) është gjetur dhe konfiskuar substancë,-dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me vlerë në tregun vendor rreth 80,000(tetëdhjetë mijë) euro.

Sinjali, raporton se bëhet fjalë për Burim Ademin, rreth 38-vjeçar dhe Sadri Halimin, rreth 55-vjeçar që dyshohen se po përgatiteshin për transportimin dhe shitjen e sasisë së madhe të narkotikëve jashtë Kosovës, ndërsa të dy janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.