Kosovë Kronikë Policore Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se viktima është i moshës 70 vjeçare.

Ai theksoi se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetimet. Është gjetur pa shenja jete, personi është i moshës 70 vjeçare. Besohet se vdekja është natyrore. Mbetet të shihet se çka do të del më pas nga ky rast”, tha Bytyqi.