Kosovë Lajme

VV vazhdon t’i përdor fëmijët për fushatë, u shpërndan fletushka për zgjedhje në Ferizaj

Fëmijët po vazhdojnë të shfaqen në aktivitete që lidhen me fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht kritikave të vazhdueshme për përfshirjen e të miturve në ngjarje me karakter politik.

Në një video të siguruar nga Periskopi, shihen disa fëmijë në Ferizaj teksa marrin fletushka zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje

Pamjet tregojnë të miturit duke u pajisur me materialet promovuese të partisë.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Vetëvendosjes lidhet me përfshirjen e fëmijëve në aktivitete politike.

Vetëm pak ditë më parë, gjatë një tubimi zgjedhor në Vushtrri, lideri i partisë Albin Kurti ftoi në skenë një vajzë të vogël, e cila recitoi një tekst me përmbajtje fyese dhe mallkuese ndaj kundërshtarëve politikë.

Në videon e publikuar nga ai tubim, vajza dëgjohej duke thënë “ju vraft Zoti, ju vraft Allahu”, ndërsa recitimi përfundonte me thirrjen “Albin baba”, duke shkaktuar reagime të shumta nga partitë opozitare dhe kritika në opinionin publik.