Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.
Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit menjëherë sapo ka nisur tubimi kanë gjuajtur me vezë dhe të ngjyrosën me sprej muret e godinës.
Më pas ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe thyer xhamat e dritareve.
Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”.
