Kosovë Lajme Politikë

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktojë seancën plenare

Sot në orën 11:00 Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje.

Në mbledhjen e Kryesisë fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas do të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës.

Sipas rendit të propozuar, në seancën e ardhshme plenare parashihen këto pika:

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës

6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave