Huthit e Jemenit kanë lëshuar një paralajmërim të ri për të gjitha kompanitë ajrore që të mos i përdorin aeroportet saudite.
Në një deklaratë të bërë nga zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, grupi i mbështetur nga Irani “përsërit paralajmërimin… kundër përdorimit të aeroporteve dhe hapësirës ajrore saudite”.
Kjo ndodh sepse “ato janë objektiva dhe zona të mundshme për operacione nga forcat tona”.
Saree thotë se Meka dhe Medina bëjnë përjashtim nga ky paralajmërim.
Grupi i armatosur politik dhe fetar nga Jemeni verior u bën thirrje “të gjithëve t’i marrin seriozisht paralajmërimet tona” dhe thotë se Arabia Saudite “mban përgjegjësi” për përpjekjet e dështuara të përgjimit.
