Kosovë Lajme

Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Ftoj organet që ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Përmes një komunikate, presidentja ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave, duke i uruar shërim të shpejtë personit të plagosur.

Ajo ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë, të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe autorët t’i sjellin para drejtësisë.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.

Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë”, ka shkruar ajo.