Mjegulla që formohet, apo që vazhdon të mbetet përgjatë ultësirave mëngjesin e ditës së premtë, pritet të shpërndahet ditën e premtë me kalimin e vransirave, kryesisht të ulëta, pjesëve lindore të vendit, të shoqëruara me erëra më të theksuara veriore e verilindore 3-7m/s.
Minimalet zbresin në -1C e 1C, e ato maksimale gjatë ditës më të ulëta, shkojnë deri në 7C e 8C. Nuk paraqiten kushte për të reshura.
Vransirat ditën e shtunë, pritet të zbresin më pranë sipërfaqe ultësirave ditën e shtunë, që në disa pjesë do të marrin veçori të mjegullës, me reduktim dukshmërie edhe nën 1km. Nga dita e dielë, megjithëse parashihet të ketë kthjellime e më shumë diell, ultësirave mbetet mjegulla edhe pas orëve të mesditës.
Temperaturat maksimale nën kushte mjegulle mjaft të ulëta, nga vlerat e parashikuara prej 5C e 6C. Zbresin deri në 2C e 3C, derisa ato minimale në -2C. Të martën parashihen më shumë intervale me diell, e temperaturat ka gjasa të marrin një trend të rritjes deri në 7C e 10C.
