Kosovë Lajme Politikë

Vjosa Osmani tregon pse s’votuan për presidenten

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar pse ajo dhe deputetët që e mbështesin nuk votuan për Justina Shiroka Pulën, e cila sonte u zgjodh presidente e Kosovës.

Osmani tha se ata kishin pasur kandidat të tyre për këtë post, Bekim Sejdiun, ndërsa Shiroka Pula nuk kishte qenë pjesë e marrëveshjes politike.

“Ne kemi pasur kandidatin tonë, Bekim Sejdiu. Kandidatja e sotme nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes tonë politike dhe kemi pasur pozicion të partisë sonë që të votojmë vetëm kandidatin tonë”, tha Osmani.

Ajo tha se, pavarësisht qëndrimit për votimin, e kanë respektuar institucionin dhe i uroi sukses presidentes së re.

“Si institucionalistë që jemi, e kemi respektuar institucionin dhe dëshirojmë vetëm suksese për Republikën e Kosovës. Tash e tutje është mirë që do të kemi stabilitet institucional dhe ne rolin tonë do ta luajmë si opozitë”, u shpreh ajo.

Osmani shtoi se në opozitë do t’i kundërshtojnë çështjet që, sipas saj, cenojnë interesin nacional.