Kosovë Lajme Politikë

Kurti propozon Justina Shiroka-Pula për Presidente: Le ta bind Bedri Hamza atë, ne e votojmë

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti e ka propozuar Justina Shiroka-Pulën për president.

Këtë e ka bërë në një konferencë për media.

“Pas refuzimit të Bekim Sejdiut për president, kryetari I PDK-së refuzoi që të votohet ligji, pastaj presidenti. Me këtë rast kryetari Hamza refuzoi Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, tha se ata janë politikë dhe të papranueshëm.

E dëgjova kritikën e tij lidhur me atë se Konjufca na qenka politikë e partiak, e në anën tjetër Rushiti na qenka fortë VV. Atëherë më lejoni, propoziimin tonë ta modifikoj. Kryetari I PDK-së, Bedri Hamza le të del publikisht sonte që 22 deputetët e PDK-së zotohen se marrin pjesë në votimin për president, ne do të ja votojmë paraprakisht, e ka votën tonë”, tha Kurti

Kurti propozoi për presidente profesoreshe Justina Shiroka-Pula, pa folur me të.

“Atë duhet ta bind Bedri Hamza”, tha Kurti.