Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në pikën e parë të rendit të ditës është votimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Specialen, shkruan Periskopi.
Ajo që bie në sy është mungesa e ministres Donika Gërvalla Scharz.
Një nga pretendimet që është përsëritur në publik është se Gërvalla ka bashkëpunuar me institucionet që kanë hetuar ose ndjekur penalisht pjesëtarë dhe ish-drejtues të UÇK-së, madje edhe se mund të ketë dërguar materiale apo dosje në Gjykatën Speciale
