Kosovë Lajme

Rrethohet Qeveria e Kuvendi nga protestuesit: Votojeni ligjin

Në ditën e 19-të protestuesit kanë rrethuar objektin e Qeverisë dhe Kuvendit me thirrjen “Votojeni Ligjin”.

Protestuesit janë mbledhur sërish për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Ata po kërkojnë drejtësi për çlirimtarët, si dhe procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.