Kosovë Lajme

Vendimi i Dhomave të Specializuara çon në protestë mërgatën në Suedi!

Edhe në Malmo të Suedisë është mbajtur protestë kundër aktgjykimit dënues të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Një numër bashkatdhetarësh kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë marshuar duke mbajtur pankarta në duar, në të cilat shkruhej “UÇK – Luftë për Liri”.

Protestuesit ishin të veshur me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në duar mbanin edhe flamurin kombëtar shqiptar.