Kosovë Kronikë Policore Lajme

Prizren: Konfiskohen 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë kontrolluar disda hapësirë depoje në Prizren, ku janë gjetur duhan dhe cigare për të cilat dyshohet se jaën të kontrabanduara.

“Gjatë kontrollit janë evidentuar 791 kg duhan i grirë i paketuar, 85 kg duhan i grirë i papaketuar, 21,000 cigare “Marble” pa banderolë dhe 97,000 cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, pa banderolë të Republikës së Kosovës. Gjithsej janë ndaluar 876 kg duhan dhe 118,000 cigare”,thuhet në njoftim.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e Doganës dhe prokurori kujdestar. Personi përgjegjës për hapësirat ku u gjet malli është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Malli është dërguar për ruajtje nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.