Kosovë Lajme Politikë

PDK paralajmëron: Qeveria s’guxon ta zvarris procesin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Shefi i GP të PDK’së, Arian Tahiri, ka thënë se deklarata e Kuvendit të Kosovës për vendimin e Gjykatës Speciale nuk është e mjaftueshme dhe se Kuvendi duhet të nis sa më shpejt procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës s’guxon që ta zvarris këtë proces.

“Kjo nuk mjafton. Prandaj Kuvendi i Kosovës duhet ta nis procedurën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Qeveri s’guxon ta zvarris këtë proces. Duhet ofruar përkrahje institucionale. Është koha për veprime konkrete institucionale. Ne si deputet po e përcjellim kërkesën e qytetarëve. Qytetarët me plotë të drejtë, secilën mbrëmje, secilën ditë, po protestojnë e shprehur revoltën ndaj vendimit të 16 shtatorit, për padrejtësinë historike”, ka thënë Tahiri, raporton Express.

“Si GP dhe PDK do të bëjmë më të mirën për të kontribuar në këtë proces. U bëj apel të gjitha partive politike, për unitet e kontribut konkret”, ka shtuar ai.

“Ligji tashmë është në Qeveri. Kuvendi e ka kryer punën e vetë. I bëjmë thirrje që ta kthej sa më shpejt në Kuvend”, ka thënë Tahiri.