Kosovë Lajme

ODA EKONOMIKE SHQIPTARE PRET DELEGACIONIN NGA TURQIA DHE RAJONI

Oda Ekonomike Shqiptare do të presë një delegacion të përbërë nga përfaqësues të biznesit, investimeve dhe institucioneve ndërkombëtare, me fokus në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për investime në Kosovë.

Në përbërje të delegacionit janë përfaqësues të sektorëve të bujqësisë, hotelerisë, pasurive të paluajtshme, ndërtimit, tregtisë, metaleve të çmuara, teknologjisë, energjisë dhe sistemeve të ruajtjes së energjisë. Pjesë e delegacionit janë edhe ekspertë të zhvillimit të tregjeve dhe eksporteve.

Në takim do të jetë edhe Mert Soydinç, i cili ka përvojë në njësi të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, ku është angazhuar në projekte zhvillimore, sisteme të teknologjisë së informacionit në Evropë dhe Azinë Qendrore, si dhe në procese të menaxhimit dhe mbikëqyrjes financiare.

Takimi pritet të shërbejë si një mundësi për shkëmbimin e ideve dhe krijimin e kontakteve të reja ndërmjet bizneseve, me synim zhvillimin e investimeve, tregtisë dhe partneriteteve të reja.

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës, Turqisë dhe vendeve të rajonit mbetet një mundësi për krijimin e lidhjeve të reja në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Oda Ekonomike Shqiptare urë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve.