Policia ka njoftuar se një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë së saj.
Atë e kishin gjetur familjarët, të cilët e kanë lajmëruar policinë.
“Prishtinë / 25.09.2026 – 05:50. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshuar, nga familjarët e saj ishte gjetur pa shenja jete mbrapa shtëpisë së saj. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekje e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
