Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohur për skena jo fort normale në KQZ, ka shkuar në qendrën e numërimit në Mitrovicën e Jugut, aty ku pritet të rifillojë procesi i numërimit të votave, proces ky që ishte pezulluar.
Me vendim të prokurorit, procesi i numërimit pritet të vazhdojë në Mitrovicë, përkundër dyshimeve dhe raportimeve për parregullsi me disa fletëvotime.
Mbrëmë në këtë qendër ishte burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ndërsa sot nga VV-ja paska zbarkuar Sami Kurteshi për ta mbikëqyrur procesin.
Prokurori mbrëmë dha urdhër të ndërpritet procesi i numërimit për shkak të raportimeve për parregullsi, mirëpo sot ky proces do të rifillojë.
