Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të marrin me vete edhe nga një çadër.
Thirrja vjen pasi për sonte është paralajmëruar mot me shi.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka ftuar protestuesit që të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në orën 21:00.
“SONTE KA SHI. Merreni një çadër me vete dhe ejani. Sepse shiu mund ta lagë sheshin, por nuk e shuan zërin tonë. Sonte, edhe nën shi — bashkë për UÇK-në! 21:00 Sheshi ‘Skënderbeu’”, ka shkruar Haziri.
