Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell, por do të ketë edhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë ditës vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9°C, ndërsa sipas IHMK-së, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 24°C.
