Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën, më 28 shtator.
Seanca është paraparë të nisë në orën 11:00, ndërsa në rendin e ditës janë pesë pika.
Deputetët fillimisht pritet të miratojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, ndërsa më pas do të bëhet betimi i deputetëve.
Në rend dite është edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026.
Po ashtu, pritet të bëhet zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kjo seancë do të përmbyllet me pikën për formimin e komisioneve parlamentare.
