Kronikë Policore Lajme Shëndetësi

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Më 7 nëntor, rreth orës 10:00, në Spitalin e Pejës, policia njofton se është dërguar nga familjarët një foshnjë e gjinisë mashkullore, pa shenja jete.

Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES/Klinë 07.11.2026-10:00. Raportohet se në Spitalin e Pejës, nga familjarët është dërguar foshnja viktima m/k pa shenja jete. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion.