Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nesër më 25 shtator do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.
