Kosovë Lajme Politikë

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së shkojnë për vizitë te familja e Afrim Bunjakut

Në trevjetorin e rënies së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, shkuan për vizitë te familja e tij.

Endrit Thaçi, Altin Krasniqi e Klestor Veseli u panë në vizitë te familja e Heroit të Kosovës.

Tre vjet pas sulmit terrorist, tre nga të dyshuarit janë burgosur dhe janë dënuar në Kosovë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respektin e tyre për figurën dhe sakrificën e Afrim Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Bunjaku mbetet i kujtuar si një pjesëtar i Policisë së Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa familja e tij vazhdon ta përkujtojë me krenari dhe dhimbje.