Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, pas një inteviste dhe marrjes në pyetje në kufi.
Ai ka thënë se ka dhënë intervistë te autoritetet maqedonase dhe më par është liruar nga policia e këtij shteti.
“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. #UÇK dje, liri sot!”, ka shkruar Pushkolli.
Ai ishte arrestuar mbrëmjen e së martës në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.
