Kosovë Kronikë Policore Lajme

Shembet një shtëpi në rrugën “A”, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Një shtëpi është shembur rreth mesditës së sotme në rrugën “A” në Prishtinë, duke mobilizuar menjëherë Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për shembjen e një shtëpie në rrugën ‘A’, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha Pllana.

Ai bëri të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Policia nuk ka dhënë ende informacione nëse nga shembja ka persona të lënduar apo dëme të tjera materiale, ndërsa rrethanat e rastit vazhdojnë të mbeten nën hetim.