Botë Lajme

Trump paralajmëron ulje të çmimeve të naftës: Shumë shpejtë do të shohim një botë të çliruar nga Irani

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar ulje të çmimit të naftës, shkruan Periskopi.

Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Trump tha se së shpejti do i vie fundi kërcënimeve nga Irani.

“Nëse qëndrojmë të bashkuar, së shpejti do të shohim një botë më në fund të çliruar nga kërcënimi 51-vjeçar i terrorit iranian dhe çmimet e naftës do të bien në nivele edhe më të ulëta sesa ishin në fillim të konfliktit. Me guxim dhe vendosmëri, gjithçka është e mundur, tha Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.