Kosovë Lajme

Nis marshi i studentëve kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Ka nisur marshi i studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Ky marsh, i organizuar nga Parlamenti Studentor, ka filluar nga Qendra e Studentëve dhe do të vazhdojë deri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nga Gjykata Speciale.