Kosovë Lajme

Edhe Skenderaj protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Nxënësit, të rinjtë dhe të moshuarit sot njëzëri i kanë thënë “jo” aktgjykimit të Speciales.

Para protestuesve, ka folur kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka thënë se rinia shqiptare po tregon se e do Kosovën.

“Rinia, jo vetëm e komunës sonë, por rinia anë e mbanë Kosovës edhe jashtë trojeve shqiptare tregon se e duan Kosovë, e respektojnë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e vendit”, ka thënë Lushtaku.